Subscribe

Edhe pse ftesa është e hapur, tre shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor refuzojnë t’i bashkohen Tiranës, Shkupit dhe Beogradit në iniciativën e bashkëpunimit rajonal, “Ballkani i Hapur”.

 

Kosova i qëndron me këmbëngulje argumentit se kjo nismë është e rrezikshme për Prishtinën. Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla deklaroi se rajoni nuk ka nevojë për një bashkëpunim paralel dhe përjashtues.

 

DONIKA GERVALLA

 

MINISTRE E PUNEVE TE JASHTME, KOSOVE

 

“ ‘Open Balkan’ e Asociacioni janë dy tema që i kemi analizuar dhe janë të dëmshme. Po themi janë të dëmshme dhe të punojnë që t’ua shpjegojmë atyre që ia duan të mirën Kosovës, se janë të dëmshme. Asociacioni e krijon një Bosnje të dytë në Kosovë. Nuk duam të paralizohemi si Bosnja. Nuk e kemi luksin t’i zbatojmë marrëveshjet që janë të dëmshme”.

 

Bashkimi Evropian është shprehur në mbështetje të çdo bashkëpunimi që çon përpara ngritjen e tregut të përbashkët rajonal, si dhe respektimin e katër lirive themelore të BE-së, por gjithashtu theksohet nevoja për gjithëpërfshirje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *