Qeveritë e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut u mblodhën në Prishtinë. Shefat e qeverive Kurti dhe Mickoski e vunë theksin te forcimi i bashkëpunimit mes dy shteteve në fusha të ndryshme si energjia, lëvizja e lirë dhe arsimi.
“Sot, këtë progres do ta avancojmë më tej, duke nënshkruar edhe dy memorandume dhe një protokoll në fusha të rëndësishme, si energjia, arsimi dhe lehtësimi i lëvizjes së lire. Rritja e tregtisë reflektohet edhe në rritjen e levizsshmerise se qytetareve tane. Nga 1 janari 2025 ne dy pika kufitare Hani i Elezit – Bllacë dhe Jazhincë – Glloboçicë do te zbatohet modeli hyrje-hyrje, ku zyrtaret tane te policise do te punojnë sebashku ne një ndërtese. Ky bashkepunim do te lehtesoj pritjet ne kufije dhe do te lehtesoj udhëtimet e qytetareve tanë”, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Kemi marrëveshje në pjesën e energjetikës, e poashtu edhe të rregullimit të kalimeve ndërkufitare që qytetarët që hynë dhe dalin nga vendet tona do të ndalen në një pikë kalimi dhe jo në dy, dhe në këtë mënyrë të mos ketë rrëmujë nëpër kufi. Të kemi një pikë kufitare dhe të përshpejtohet lë vizja e udhëtarëve”, tha kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristian Mickoski.
Teksa foli për synimet e përbashkëta të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, Kurti theksoi se të dyja vendet besojnë në parimet që qëndrojnë në zemër të NATO-s.
“Dy Republikat tona kanë shumë të përbashkëta, por ajo që qëndron mbi të tjerat është aspirata për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe për të kontribuar në paqen ndërkombëtare përmes aleancës Veri-Atlantike”, tha Albin Kurti.
Po ashtu, kryeministri maqedonas Mickoski tha se stacioni i parë kur Maqedonia e Veriut do të ketë nevojë për shkëmbim të energjisë elektrike, do të jetë Prishtina./vizionplus.tv





