Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
20 January 2026
Vizion fokus

Rama për gjyqtarët: Në Gjykatën Kushtetuese po zhvillohet një...

Dënimi i Irena Gjokës në Greqi, PD shkresë zyrtare...

Erion Veliaj depoziton kallëzim penal për falsifikim dokumentesh gjyqësore

Në kërkim nga Britania për vrasjen e ish-snajperistit, vetëdorëzohet...

Përjashtohen 6 deputetë të PD, u ndëshkuan për shkak...

Ndryshime në ligjet e drejtësisë, Xhafaj: U japim zgjidhje...

Lavrov: Rusia është e gatshme të komunikojë me SHBA-në...

Donald Trump shkon në Davos mes tensioneve për Groenlandën!...

Ish-gardiani i burgut të Prishtinës deklarohet i pafajshëm për...

Parandalimi i korrupsionit, ministrja shpjegon pesë nismat, nga financimi...

Prishja e zgjedhjeve/ KQZ: Kush do cënojë procesin do ndëshkohet

18 Qershor 14:22

Prishja e KZAZ-së në Tropojë si dhe situata e shkaktuar në disa bashki të vendit që drejtohen nga opozita për moslejimin e zhvillimit të procesit zgjedhor ka sjellë reagimin e KQZ.

 

Në një dalje për mediat, zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxhaj ka ripërsëritur kërkesën ndaj bashkive për të reflektuar dhe shmangur veprimet që pengojnë zhvillimin e procesit zgjedhor.

 

Duke u ndalur tek dekreti Metës, Hoxhaj theksoi se ai është inekzistent pasi Kuvendi e shfuqizoi.

 

Më tej zëdhënësja e KQZ, paralajmëroi se kush do të cënojë procesin zgjedhor do të ndëshkohet.

 

Deklaratë e KQZ-së, lidhur me veprimet e disa kryetarëve të bashkive.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve,bazuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, urdhërimet e Kodit Zgjedhor, në parimet dhe përcaktimet e kuadrit ligjor që regullon veprimtarinë e organeve administrative, në përmbushje të misionit, detryave dhe përgjegjsive, vijon punën për administrimin e procesit zgjedhor, të datë 30 qershor 2019.

Disa kryetarë bashkie me shkresa drejtuar KZAZ-ve kanë kërkuar, lirimin e mënjëhershëm të ambienteve ku janë vendosur Vendet e Numërimit të Votave të Zonave të administrimit Zgjedhor, të caktuara me vendime nga KQZ, si edhe ndërprerjen e veprimeve për afishimin e listave të zgjedhësve në institucionet arsimore parashkollore dhe parauniversitare (çerdhe, kopshte, shkolla), në administrim dhe pronësi nga këto bashki.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, vlerëson se këto kërkesa janë në tejkalim të kompetencave, të drejtave dhe detyrave të njohura nga Ligji 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”.

Në vijim të deklaratës së datës 14.06.2019, KQZ ripërsërit kërkesën për të reflektuar dhe shmangur veprime që pengojnë administrimin e procesit zgjedhor të datës 30 qershor 2019, veprime të cilat cënojnë kompetencat dhe të drejtën e KQZ-së dhe KZAZ-ve,pjesë ë administratës së saj, në ushtrimin e funksioneve administrative publike të parashikuar nga Kodi Zgjedhor dhe legjislacioni në fuqi në Republikën e Shqipërisë.

Kuvendi i Shqipërisë përmes Rezolutës, datë 10.06.2018:

– ka shprehur mbështetjen për qëndrimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vijimin e procesit zgjedhor duke inkurajuar KQZ të mbrojë pacënueshmërinë si dhe të garantojë vazhdimësinë e procesit zgjedhor për zgjedhjet vendore, të datës 30 qershor 2019, në zbatim të dekretit të Presidentit nr. 10 928, datë 5.11.2018 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”;

 i bën thirrje të gjitha organeve publike, që ngarkon ligji me detyra në kuadër të mbarëvajtjes dhe organizimit të zgjedhjeve vendorë të datës 30 qershor 2019, të konsiderojnë si inekzistent aktin e Presidentit, datë 10.06.2019, për shfuqizimin e Dekretit nr. 10928, datë 5.11.2019, dhe të vijojnë përmbushjen e detyrave të tyre sipas përcaktimeve në legjislacionin përkatës për të garantuar të drejtën kushtetuese të shtetasve shqiptarë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në pushtetin vendor.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, çdo kërkesë apo veprim për të cilat, Ligji 139/2015, nuk i parashikon në kompetencë Organeve të Qeverisjes Vendore, të cilat shkelin në thelb Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë dhe parimet e përgjithshme parashikuar në nenin 3 të tij, i konsideron cënim të veprimtarisë institucionale, marrëdhënieve juridike të vendosura me ligj, mospërmbushje të regullt të detyrës nga ana e tyre, me pasoja të rënda për interesat e zgjedhësve dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, të datës 30 qershor 2019, dhe do t’i drejtohet organeve kompetente për të garantuar zbatimin e ligjit.

Ju kujtojmë se, veprime të tilla përbëjnë vepër penale sipas nenit 248 “Shpërdorim i detyrës”, nenit 325 “Pengimi i subjekteve zgjedhore” dhe nenit 326/a “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”, të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. Penalizimi për këto vepra, është edhe shkak për moszgjedhje/mosemërim në funksionet publike, sipas ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” (dekriminalizimi).

Duke kërkuar mos ndërhyrjen për çështje që janë kompetencë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, shprehim besimin për angazhimin në përputhje me misionin e vetëqeverisjes vendore për të siguruar qeverisje të efektshme, efikase dhe në një nivel sa më afër qytetarëve nëpërmjet respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të shtetasve, të sanksionuara në Kushtetutë dhe ligje të tjera.

Posted Under:
Politike
Tagged:
Dënim KQZ Paralajmëron Proces zgjedhje

Nga e njëjta kategori

Rama për gjyqtarët: Në Gjykatën Kushtetuese po zhvillohet një farsë e shëmtuar për rritje rrogash me gjyq

më shumë...

Dënimi i Irena Gjokës në Greqi, PD shkresë zyrtare SPAK: Hetoni pa vonesa, po rrezikohet interesi publik

më shumë...

Erion Veliaj depoziton kallëzim penal për falsifikim dokumentesh gjyqësore

më shumë...

Përjashtohen 6 deputetë të PD, u ndëshkuan për shkak të sjelljes në seancën e 18 dhjetorit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Porkito
Zenith Travel

Minute pas minute

4:24

Rama për gjyqtarët: Në Gjykatën Kushtetuese po...

4:13

Si diagnostikohet dhe trajtohet ateroskleroza?

3:53

Dënimi i Irena Gjokës në Greqi, PD...

3:39

Erion Veliaj depoziton kallëzim penal për falsifikim...

3:23

Në kërkim nga Britania për vrasjen e...

3:10

Përjashtohen 6 deputetë të PD, u ndëshkuan...

3:07

Ndryshime në ligjet e drejtësisë, Xhafaj: U...

3:02

Lavrov: Rusia është e gatshme të komunikojë...

2:47

Ikja e dritave në QSUT, shefi i...

2:24

Zyrtari i lartë i policisë italiane takohet...

1:48

Donald Trump shkon në Davos mes tensioneve...

1:29

Policia Rrugore “nuk fal” shoferët problematikë, “lumë”...

1:14

Ish-gardiani i burgut të Prishtinës deklarohet i...

12:44

Parandalimi i korrupsionit, ministrja shpjegon pesë nismat,...

12:17

Unë jam neurolog dhe nuk i ha...

12:13

Alarm në Australi: Katër sulme nga peshkaqenë...

12:08

Lavrov: Rusia mbetet e hapur për zgjidhje...

12:00

Anëtarësimi në BE, Dhuka: Shqipëria duhet të...

11:46

Një stuhi e rrallë diellore drejt Tokës,...

11:32

Rama i përgjigjet ftesës së Trump: Nder...

Më të klikuarat

  • “Vendime që ndikojnë gjithë vitin 2026”, Horosko...
  • “Kush do kalojë i pari me makinë”, ky është 57-vjeçari që u...
  • Temperaturat zbresin deri në -9 gradë celcius, ja qytetet ku...
  • Vjedhje milionash me call center, SPAK: Dyshohet se operacio...
  • EMRI/ I dënuar me 10 vite burg, ndërron jetë në QSUNT 47-vje...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.