Ambsadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka bërë reagimin e parë në lidhje me vendimin e rëndësishëm të qeverisë shqiptare për të shkëputur marrëdhëniet diplomatike me Republikën Islamike të Iranit.

 

Ambasadorja foli për mediat pas takimit më kryeparlamentaren Lindita Nikolla dhe zv-kryetarin e Kuvendit, Agron Gjekmarkaj.

 

“Më lejoni të ndalem te veprimi i sotëm, ndaj sulmit kibernetik. Kemi parë deklaratën e bërë nga Rama dhe Shtëpia e Bardhë është përgjigjur menjëherë dhe me forcë. Duhet të jetë e qartë dhe kur miku ynë dhe aleati, Shqipëria është nën sulmn, SHBA-të do ndërmarrin veprime.”

 

Lajmi u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë pas vërtetimit me prova dhe fakte se Irani qëndron pas sulmeve kibernetike ndaj sistemit të shërbimeve të shtetit shqiptar. 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *