Subscribe

Zhvillimi urbanistik në Himarë, për të cilën janë projektuar prishjet e disa banesave ka shkaktuar debat me komunitetit dhe Bashkisë. Debat i cili u bë pjesë edhe në emisionin “Dritare” të gazetares Rudina Xhunga, në Vizion Plus. Ish-kryetari i Bashkisë Vasil Bollano shkoi shumë larg për të treguar se minoritarët grekë janë autoktonë në Himarë. Gjatë debatit, u tha se ka qenë komuniteti grek në pjesën jugore të vendit, që ka informuar qeverinë e Athinës për çka ndodh në Himarë. Përfaqësues të minoritetit pretendojnë se projekti është mbajtur fshehur, madje në dosjen e zhvillimit ka munguar leja e ndërtimit. Ndërkohë që për Bashkinë, investimet e kryera janë tërësisht në përputhje me ligjin dhe studimet zhvillimore.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *