Subscribe

Reshjet e shumta te shiut të rëna gjatë ditëve të fundit kanë dëmtuar rëndë aksi rrugor Qafe Plloçë – Beragozhd duke vështirësuar kalimin për pjesën më të madhe të banoreve të zonës. Kjo rrugë lidh katër fshatra me afro 2 mijë banorë.
Nga reshjet rrezikohen edhe katër shtëpi. Banorët kanë kërkuar të evakuohen, por deri tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Administratori i njësisë administrative te Dardhës tha se po merren masa për ta bërë këtë aks rrugor te kalueshëm.
Ura e prishur te enjten në Elbasan që lidh 1200 banorët e fshatra Polis Valene me qendrën administrative të Shushicës, ka sjelle reagimin e banoreve. Ata akuzojnë firmën që e ndërtoi para disa vjetësh, per pune me cilësi te dobët. Prurjet e lumit Shkumbin kanë rënë dhe ujërat janë tërhequr në shtratin e tyre. Në gjithë zonat anës lumit Shkumbin, nga Elbasani deri në Rrogozhinë, nuk ka prezencë uji.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *