Kjo e shtune do të jetë nën ndikim të masave ajrore relativisht të qendrueshme.

 

Moti do të nisë i kthjellët e gradualisht shtim të vranësirave të cilat në mesditë do të pasohen nga reshje shiu në formën e shtrëngatave. Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndim – jugperëndimi me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 8m/sek. Valëzim në dete i forcës 1-2 ballë.

 

Temperaturat parashikohen:   në zona malore 16 deri 32°C , në zona e ulëta 17 deri 34°C në zona bregdetare 17 deri 35°C

 

Rajoni i Ballkanit do të jetë nën ndikim të masave ajrore relativisht të qëndrueshme. Moti do të nisë me kthjellime dhe gradualisht vranësira në zhvillim  të cilat në mesditë do të pasohen nga reshje shiu hera-herës do të jenë në formën e shtrëngatave.

Sa i përket Kontinentit Europian pjesa më e madhe e tij do të jetë nën ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin mot me alternime kthjellimesh dhe zhvillim të vranësirave.

 

Në mesditë vranësirat do të pasohen nga reshje shiu hera-herës në formën e shtrëngatave afatshkurtëra. Ndryshe paraqitet situata në gadishullin Iberik ku masat ajrore të qendrueshme do të sjellin mot me kthjellime dhe temperatura të larta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *