Subscribe

Ministria e Energjisë ka prishur një tjetër marrëveshje hidrokarbure. Bëhet fjalë për vendburimin e Amonicës, i cili administrohet nga kompania “Phoenix Petroleum”. Ministria argumenton kjo kompani nuk ka respektuar detyrimet në kontratë, por mbi të gjitha është debitore ndaj “Albpetrolit”. Edhe pse ministria i kishte lënë afat prej 6 muajsh për korrigjimin e shkeljeve, të dhënat flasin se ajo nuk ka ndërmarrë asnjë veprim. Ky vendburim tashmë do të merret në dorëzim nga kompania shtetërore “Albpetrol”. Amonica është një prej 9 zonave hidrokarbure naftëmbajtëse, që u dha me koncesion në fund të qeverisë Berisha ne vitin 2013.

 

Ky vendim i ministrisë, vjen në një kohë kur kompania e hidrokarbureve “Bankers Petroleum” është në qendër të akuzave për dëmtimet që u ka sjellë banorëve në zonën e Zharrëzës, ndërsa e ka bërë jetësen e pamundur në këtë fshat. Por edhe pse faktet tregojnë se ajo është shkaktarja e dramës së këtyre familjeve që protestuan për ditë më radhë, kompania jo vetëm nuk është penalizuar, por është buxheti i shtetit ai që po paguan kostot.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *