E premte, 13 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Prishen objekte në Unazën e Re, asnjë rezistencë gjatë aksionit të IKMT/ VIDEO

Inspektoriati i Kontrollit dhe Mbrojtjes së Territorit prishi mësngjesin e sotëm 5 objekte në zonën e Astirit, të cilat preken nga projekti i Unazës së Re.

Aksioni me mjete te rënda e fadroma zgjati rreth 4 orë, duke përfunduar me rrafshimin e 5 objekteve. Ato ishin kryesisht ndërtesa me dy e tre kate, për të cilat nuk pati rezistencë nga banorët.

Gjatë gjithë aksionit,  rruga ishte e bllokuar për mjetet dhe kalimtarët për çështje sigurie.

Ndërkohë IKMT bëri të ditur se nesër do të prishë edhe  një objekt 6 katësh me anë të një shpërthimi të kontrolluar.

Reklamë

Autoritetet thanë se ky aksion i hap rrugë ndërtimit të Unazës për të cilën tashmë janë shpallur edhe firmat fituese. Ndërkohë opozita ka denoncuar në prokurori tenderat e mëparshëm, për të cilat nuk ka ende rezultate.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë