E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Vendi

Prishen ndërtimet në Shkodër, i hapet rruga transformimit të hyrjes së qytetit

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit është rikthyer në Shkodër për prishjen e objekteve, duke i hapur rrugë rikualifikimit të hyrjes së qytetit.

Investimi i qeverisë shqiptare parashikon një ndërhyrje të plotë dhe transformim të gjithë zonës.

Gjatë kësaj kohe, të parashikuara për t’u shembur janë 10 objekte, kryesisht bare, restorante dhe njësi të tjera shërbimi.

Investimi është mbi 5 milion euro dhe synon rikualifikimin e hyrjes, si dhe transformimin e bregut perëndimor të liqenit./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë