Subscribe

Kete mëngjes fadromat jane rikthyer ne zonën e Astirit per shembjen e disa banesave.

 

Ndonese 10 shtëpitë te cilat do te prishen nuk jane pjese e projektit te unazës se re, banoret e Astirit te cilët protestojnë prej muajsh ne kete zone i janë bashkuar pjesës tjeter.

 

Ata shprehen se nese fadromat afrohen pranë banesave te tyre do te mbrojnë edhe me jete pronat e tyre.

 

Objektet e prishura këtë te hene jane pjese e nje gjurme te rruges qe lidh unazën me Yzberishtin. Është dakordesuar me heret me bashkine per largimin e orendive te tyre.

 

Megjithatë, per shkak te përplasjeve te mëparshme forca te shumta policie kishin rrethuar zonën qe ne oret e para te mëngjesit.

 

Mbrëmjen e djeshme per shkak te pranisë se policisë dhe fadromave banoret e Astirit kane protestuar serish duke dëshmuar edhe nje here rezistencën per te mos lejuar vijimin e projektit te unazës se madhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *