E enjte, 12 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Prishen banesat në Shkozë, banorët duan dëmshpërblim

Ka rinisur këtë të mërkurë shembja e disa banesave në zonën e shkozës, për ti hapur rrugë projektit të Unazës së Re.

Kete here janë parashikuar të shemben tre ndërtesa.

Por aksioni është kundërshtuar nga banorët të cilët kërkojnë dëmshpërblim të plotë pasi janë në proces legalizimi.

Disa prej tyre kanë hipur në tarracat dhe çatitë e shtëpive nga ku thanë se nuk do e lejojnë prishjen e tyre.

Reklamë

Për të shmangur tensionet në vendin ku po zhvillohej aksioni ishin forca të shumta policie.

Policia shoqëroi në komisariat për kundërshtim, disa prej tyre.

Në mbështetje të banorëve ishte edhe ish-deputeti i PD, Aldo Bumçi

Më shumë video

Reklamë