Në një kohë që autoritetet greke zhvillonin një ceremoni në Bularat për nderimin e ushtarëve grek të varrosur në këtë zonë, një incident është regjistruar në hyrje të fshatit.

Sic raportojnë disa faqe greke ne facebook dhe portale, familjaret e Konstandinos Kacifas i vrarë një vit më parë pas përplasjes së armatosur me policinë shqiptare, kanë pasur një përplasje me autoritetet policore shqiptare.

 

Faqa në facebook e njohur me emrin “Rinia e Vorio-Epirit” ka publikuar një video ku shihen nëna dhe babai I Kacifas që të replikojnë me disa persona të veshur civil., raporton Vizion Plus

 

Sipas kësaj faqe, ata ishin policë shqiptare të cilët i kanë marrë mamasë së Kacifas një objektiv ( të paspecifikuar) ku ishte stampuar fytyra e Kacifas, ish anëtar I grupit ekstremist grek Agimi i Artë.

 

 

Në video dëgjohet nëna e Kacifas që debaton me disa civile, teksa portalet greke shtojnë se foto me fytyren e Kacifas u fut brenda në xhipin e policisë për tu larguar nga hyrja e fshatit, raporton Vizion Plus.

 

Mesa duket kontrollet në Bularat këtë të hënë kanë qënë të shumta pasi ceremonia aty për ushtaret grek të varrosur në këtë fshat ka qënë zyrtare dhe me pjesmarrjen e zyrtareve të shtetit grek dhe përfaqësues nga Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë.

 

Mesa duket familjaret e Kacifas kanë tentuar të fusin në varrezat e ushtareve grek edhe ndonje flamur me foton e djalit të tyre, cka nuk është lejuar nga policia shqiptare, aq më teper që Vasilia Kacifas ka qënë nën survejim pas deklaratave antishqiptare të shtunën në 1 vjetorin e djalit të saj ku bënte thirrje për vrasjen e shfarosjen e shqiptareve./ Vizion Plus

 

Video e incidentit:

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *