Prindërit e 3-vjeçarit Brian Spahiu kanë kërkuar përjashtimin Alma Felaj si prokurore që po heton dosjen e vdekjes së të miturit pas kontrolleve dentare në klinikën e mjekut Roland Xhaxho. Këtë hënë ata kanë patur një takim me drejtuesin e Prokurorisë së Tiranës, të vilit  i kanë paraqitur edhe dokumenta ku pretendojnë se prokurorja nuk ka vepruar megjithëse klinika “Splendent” ka qenë e pa licencuar në momentin që djali është kontrolluar.

Ata kanë paraqitur në Prokurori rezultatet s një inspektimi që bërë nga Inspektorumiati Shtetëtor Shëndetësor menjëherë pas ngjarjes, i cili ka rezultuar se subjekti në fjalë nuk ishte i pajisur me licencë për ushtrimin e aktivitetit në shërbime mjekësore dhe stomatologjike në kohën kur ka kryer ndërhyrjen.

Lexo edhe :

Related Posts

Ky është dokumenti ku bazohet babai i të ndjerit, në të cilin shkruhet se ndaj klinikës është vendosur masë administrative për shkelje të ligjit përkatës. Vajza e Roland Xhaxhos, Ina Xhaxho ka ankimuar këtë masë, por sërish është lënë në fuqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *