E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Lifestyle

Prindër vëmendje, vapa e rrezikshme për fëmijët!

VAPA NE TIRANE - Femije duke u lare ne pishinat tek Liqeni, per tu freskuar nga vapa. Temperaturat te cilat kane arritur deri ne 35 grade celcius, kane bere qe njerezit ti drejtohen pishinave dhe bregut te detit, per t'iu larguar vapes. Credits by: LSA / DENIS VOGLI Category: Te Ndryshme Date: E Enjte, 29 Maj 2008

Gjatë ditëve të nxehta fëmijët duhet të jenë dhe personat që duhet të kenë një kujdes të veçantë, pasi ata absorbojnë sasinë më të madhe të ngrohtësisë, ndërsa ekspertët theksojnë që më e rrezikshmja është të lihen fëmijët në automobil pa mbikëqyrje.

 

Po ashtu fëmijët dëshirojnë të jenë aktivë dhe shpesh harrojnë të ndalen për të pushuar dhe për t’u mbushur frymë, ndërsa nuk janë në gjendje të dëgjojnë trupin e tyre.

 

Reklamë

Nxiteni fëmijën në aktivitet fizik, por le të jetë i hidratuar mirë dhe vazhdimisht të ndalet për të pushuar dhe rregulluar frymëmarrjen. Për çdo 20 minuta aktivitet fizike gjatë verës, fëmija duhet të pijë 235 ml ujë.

 

Pavarësisht nga aktivitetet fizike në ujë deti, pishinat, fëmija po ashtu duhet të pijë sasi të mjaftueshme të ujit për të mbetur i hidratuar dhe mbrojtur nga nxehtësia.

 

Larja në det pse pishinë do të freskojë trupin tuaj, por nuk do të zëvendësojë ujin i cili është i nevojshëm për organizmin tuaj dhe çdo qelizë në trup. Le të pijë vazhdimisht ujë fëmija juaj, ndërsa po ashtu rregullisht përdorni edhe kremin për rrezitje.

 

Edhe pse shenjat e lodhjes nga nxehtësia varen nga mosha e fëmijës, ju sjellim ato më të shpeshtat për të gjithë moshat: dhimbja e kokës, të përzierat, vjellja, ngërçet në muskuj, etja dhe goja e thatë, ndryshimet e shpeshta të disponimit, sjellja tekanjoze, ngjyra e errët e urinës, puçrrat dhe skuqjet në lëkurë.

 

Nëse dyshoni në gjendjen e lidhur me nxehtësinë apo vapën, më së miri ndërmerrni këto veprime: largoni fëmijën nga dielli dhe shkoni me të në hije, jepini ujë të ftohë, mbulojeni me peshqir të lagët, fëmija duhet të ulet në karrige ashtu që këmbët t’i ketë të ngritura mbi zemër, nëse simptomat nuk kalojnë, thërrisni ndihmën e shpejtë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë