Ardhja e një fëmije në jetën e një çifti është dhe ndryshimi më i madh që mund të pesojë marrëdhënia. Vëmendja që merr pjestari i ri i familjes sidomos në muajt e parë shkakton një ndryshim të madh.

 

Sidoqoftë, është e rëndësishme që të paktën një herë në javë ju dhe partneri juaj të krijoni një hapësirë për të dalë nga rutina dhe për të forcuar marrëdhënien tuaj.

 

Më poshtë ju do të lexoni disa këshilla që ju vijnë në ndihmë për të kaluar këtë fazë që njihet si më të vështirat në jetën e një familje.

 

Dilni për një takim:

Një takim me partnerin tuaj në një restorant ose një bar do t’ju japë hapësirë për të forcuar dashurinë tuaj. Megjithatë, është e rëndësishme të mos përfshini fëmijët në këtë kohë, sepse ideja është që të mund të flisni lirisht për të gjitha problemet.

 

Arratisuni në fundjavë:

Largimi për një fundjavë në një vend tjetër është një zgjedhje e shkëlqyer për çifte. Lërini fëmijët me gjyshërit e tyre ose me anëtarin e familjes që duan më shumë. Ky plan do të përmirësojë gjendjen tuaj.

 

Flisni më shumë:

Bisedoni me partnerin tuaj, madje 10 minuta në ditë, dëgjoni çfarë ka ndodhur gjatë ditës së tij dhe çfarë e shqetëson, kjo është thelbësore për ta bërë një marrëdhënie të funksionojë. Një çift që nuk komunikon do të largohet emocionalisht dhe kjo do të sjellë konflikt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *