Telefonat janë kthyer në një pajisje që nuk hiqet nga dora e askujt. Problem në këtë fazë ngelet përdorimi i tyre nga fëmijët sidomos tek fëmijët e moshave 2 vjeçare.

 

Fëmijët dhe adoleshentët vetëm në një orë të shpenzuar para ekranit të telefonit mund të kenë më pak kureshtje, vetë-kontroll më të ulët dhe stabilitet më të dobët emocional, gjëra të cilat shpijnë në rritje të rrezikut të ankthit dhe depresionit.

 

Studime të ndryshme të rezlizuara në lidhje me këtë kanë zbuluar se fëmijët e vegjël që rrinë shumë kohë para ekraneve janë dyfish më të prirë ta humbasin temperamentin.

 

Gjithashtu, ky studim ka pohuar se 9% e fëmijëve 11-13 vjeçar që shpenzojnë vetëm një orë në ditë para ekraneve e humbin kureshtjen për të mësuar gjëra të reja.

 

Kjo shifër është rritur në 23% për ata të cilët i shpenzojnë shtatë orë ose më shumë para ekraneve. Ekspertët po i inkurajojnë prindërit dhe mësuesit të kenë kujdes me kohën që fëmijët e shpenzojnë në internet dhe të gjejnë alternativa të përshtatshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *