Telefonat inteligjentë dhe pajisjet elektronike kanë një efekt negativ në përkeqësimin dhe në shëndetin mendor të fëmijëve.

 

Sipas një studimi më të fundit të realizuar në lidhje me këto efekte ka treguar se këto probleme mund të fillojnë te përdoruesit që në moshën 2-vjeçare.

 

Vetëm 1 orë pas mbajtjes në dorë të telefonit apo tabletit, fëmijët dhe adoleshentët mund të kenë më pak kuriozitet për gjërat e tjera, janë më pak të vetëdijshëm dhe kanë më pak qëndrueshmëri emocionale, duke rritur kështu rrezikun që të zhvillojnë ankth dhe depresion.

 

Studiuesit kanë zbuluar se grupmoshat 14-17 vjeç janë më të rrezikuar nga këto pasoja të ndërsjella, megjithatë, nuk përjashtohen as foshnjat dhe vogëlushët, truri i të cilëve është akoma në zhvillim. Studimi ka zbuluar se fëmijët të cilët i përdorin rregullisht pajisjet elektronike janë dy herë më të prirur që të humbasin durimin.  Pajisjet elektronike po shkaktojnë probleme të shëndetit mendor te 2-vjeçarët që luajnë me pajisjet elektronike , pasi këta nuk janë më kureshtarë që të mësojnë gjëra të reja, shifër kjo që rritet me 22.6% për ata që kalojnë më shumë se 7 orë në ditë duke përdorur pajisje elektronike.

 

Ekspertët paralajmërojnë prindërit dhe mësuesit që të reduktojnë kohën që fëmijët kalojnë duke përdorur pajisjet elektronike, duke parë video ose televizor. Në studim u përfshinë të dhënat e më shumë se 40 mijë fëmijëve të moshës nga 2 vjeç deri në 17 vjeç, të siguruara nga prindërit në kuadër të një sondazhi mbarëkombëtar në Amerikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *