E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 5 minuta më parë
Bota

Princi William takon myslimanët në Zelandën e Re

Princi britanik, William është takuar me komunitetin mysliman në Zelandën e Re gjatë një vizite në xhamitë, Al-Noor and Linëood në Kristçërç, ku një sulmues ka lënë të vdekur rreth 50 persona.

 

Princi William në fjalën e tij në xhaminë Al-Noot, u ka thënë 160 të mbijetuarve të sulmit të 15 marsit se ai qëndron afër atyre “në mirënjohje të asaj që ata i kanë treguar botës në javët e fundit”.

 

Reklamë

“Një akt i dhunës ishte menduar për ta ndryshuar Zelandën e Re, mirëpo në vend të asaj, ky komb ka treguar se sa të thella janë ndjenja e empatisë, dhe dashurisë së vërtetë. Ju keni treguar se si duhet përgjigjur ndaj urrejtjes me dashuri”.

 

Deputetët e Zelandës së Re miratojnë ndryshimet për Ligjin e armëve

 

Ai ka arritur në Zelandën e Re më 25 prill në një vizitë dyditore, për të treguar respekt për të mbijetuarit dhe familjarët e atyre që janë prekur nga sulmi terrorist.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë