Vetë princi saudit Mohammed Bin Salman besohet të ketë urdhëruar komplotin ndaj gazetarit Xhamal Kashuxhi në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll.

 

Ne ketë konkluzion ka dale raporti më i fundit i prestigjiozes “The Washington Post”, aty ku gazetari saudit publikonte analizat dhe kritikat ndaj princit të kurorës.

 

59 vjeçari Xhamal Kashuxhi nuk është parë më që nga koha kur ai hyri në konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor. Zyrtarët turq besojnë se ai u vra dhe trupi i tij i ndarë në disa pjesë nga anëtarët e sigurimit që erdhën në Turqi po në të njëjtën ditë, mund të jetë larguar nga  territori turk.

 

Por ky pretendim është mohuar nga zyrtarët sauditë të cilët thonë se Kashuxhi është larguar nga një dalje alternative të konsullatës, por nuk japin prova për ta vërtetuar këtë gjë.

 

Raporti i Washington Post përmend edhe ndërhyrjet e inteligjencës amerikane për të zbuluar komplotin. Administrata e Donald Trump ka rritur presionin ndaj qeverisë së Riadit për të dhënë detaje për vendndodhjen e Kashuxhi.

 

Të mërkurën, më shumë se 20 senatorë i kërkuan presidentit Trump të urdhëronte nisjen e një hetimi për zhdukjen e Kashuxhit.

 

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë tha se këshilltari për sigurimin dhe këshilltari I lartë I presidentit Jared Kushner, kanë biseduar me princin e Kurorës rreth ngjarjes.

 

Khashoggi, është autor i një sërë analizash ku kritikonte qeverinë dhe princin e kurorës Mohammed bin Salman. Miq të tij janë marrë në pyetje për të dhënë informacione që mund të zbardhin ngjarjen. Një prej tyre ka thënë se princi I kishte ofruar një ofertë pajtimi dhe kthimin e tij në Arabinë Saudite, por gazetari ishte mjaft skeptik për këtë ofertë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *