E hënë, 9 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Princi saudit viziton Tiranën

Një nga pjesëtaret me te rendesishem te familjes mbretërore te Arabisë Saudite mbërriti kete te premte me nje jaht luksoz në portin e Durrësit. Investitori i fuqishëm, princi Al Ualed Bin Talal Bin Abdulaziz, është nisur menjëherë në Tiranë ku ka zhvilluar nje takim me ministrin e jashtëm Ditmir Bushati.

 

Kreu i diplomacisë shqiptare shkruan ne facebook se me princin është diskutuar mundësia e investimeve ne vendin tone. Princi saudit është njëkohësisht edhe president i “Kingdom Holding Kompani”, njërës prej kompanive më të fuqishme ne fushën e investimeve në rajonin e Lindjes së Mesme.

 

Reklamë

Miliarderi arab zhvillon takime edhe me drejtues te tjerë te larte te shtetit shqiptar.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë