Princi i kurorës në Mbretërine e Arabisë Saudite, Mohammed Bin Salman ka filluar udhëtimin e tij të parë në vendet e Bashkimit Evropian.

 

Ai vizitoi Athinën ku njoftoi dhe projekte dypalëshe të reja, përfshirë atë të kabujve të energjisë mes dy vendeve për t’i orfuar evropës energji më të lirë dhe të pastër, siç është hidrogjeni.

 

Princi i kurorës është parë me mosbesim në Perëndim që nga vrasja e gazetarit Khashoggi nga agjentët sauditë në konsullatën e mbretërisë në Stamboll në tetor 2018. Mohammed bin Salman është akuzuar për ngjarjen.

 

Ky udhëtim në Evropë vjen më pak se dy javë pasi Presidenti i SHBA Joe Biden u takua me Princin në një samit ku ishin të pranishëm edhe liderë të tjerë arabë.

 

Gjatë javës ai do të shkojë edhe në Francë. Qëllimi i vizitës sipas oborrit mbretëror saudit, është “të diskutohen marrëdhëniet dypalëshe dhe mënyrat për t’i përmirësuar ato në fusha të ndryshme”, ku energjia është një prej çështjeve kyçe.

 

Ekspertët thonë se ky zhvillim tregon se kërkimi për furnizime me naftë dhe gaz në krizën aktuale energjetike e ka detyruar Perëndimin të afrohet me princin saudit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *