Vetëm dy ditë më parë, princesha Eugenie lidhi kurorë me biznesmenin dhe filnatropistin e njohur Jack Brooksbanks, në një ceremoni madhështore të mbajtur në St.George’s Chapel, që për nga organizimi dhe rëndësia nuk kishte asgjë mangët nga dasmat respektive të William dhe Kate, dhe princit Harry me dukeshën Meghan. Princesha 28-vjeçare i tha ‘’Po’’ partnerit të saj prej shumë vitesh, në një ceremoni ku morën pjesë plot 850 të ftuar.

 

Dhe ashtu siç ndodh gjithmonë, dasma e Eugenie u shndërrua në një paradë mode ku spikatën shumë prej emrave të njohur që morën pjesë në të, ku si gjithmonë spikatën dukesha e Cambridge Kate Middleton dhe kunata e saj e vogël, Meghan Markle. Por një vëmendje të veçantë morën edhe këpucët e princit Harry, që ishin pak të dëmtuara nga poshtë, më saktë aq të dëmtuara sa të dallohej një vrimë e madhe në shollën e tyre.

 

Nuk e dimë nëse kjo ishte një pakujdesi e tij, apo princi është aq kurrnac sa të mos shpenzojë për look-un e tij, mirëpo nuk është hera e parë që e bën këtë. Edhe në dasmën e mikut të tij më të mirë Charlie van Straubenzee, duka i Sussex mbathte këpucë të vjetra. Urojmë që në eventin e radhës të blejë një palë të reja!/Living

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *