E martë, 10 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

Princi Harry dhe Meghan Markle bëhen me djalë

Familja mbretërore në Mbretërinë e Bashkuar po feston. Princi Harry dhe Dukesha e Sussex Meghan u bënë me djalë mëngjesin e kësaj të hëne, duke sjellë në jetë pjesëtarin më të ri të familjes, djaloshin i cili peshon 3.26 kg.

Lajmin shumëpritur e konfirmoi edhe Princ Harry, i cili në daljen e parë para kamerave, dukej shumë I emocionuar.

 

Princ Harry: “U bëmë me djalë këtë mëngjes. Ai është një djalë i shëndetshëm. Nëna dhe foshnja janë mirë. Është eksperienca më e bukur, nuk mund ta imagjinoj. Ndihem shumë krenar për bashkëshorten time”.

Reklamë

 

Megjithatë çifti i familjes mbretërore ende nuk kanë menduar për emrin e fëmijës që pritet të jetë I shtati në radhë për marrjen e fronit.

Kryeministrja britanike Theresa May ka uruar ardhjen në jetë të princit të vogël.

 

Urim ka ardhur edhe nga babai i dukeshës Meghan, Thomas Markle, marrëdhëniet e të cilit me vajzën e tij nuk kanë qenë të mira prej më shumë se 1 viti.

 

Sipas protokollit mbretëror, Meghan e Harry shumë shpejt do të dalin para publikut me foshnjën e tyre të parë.

Më shumë video

Reklamë