E diel, 8 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Princi Charles shërohet nga COVID-19

Princi Charles ka dalë nga vetizolim, pasi u konfirmua një javë më parë me koronavirus. 71-vjeçari shfaqi simptoma të lehta me COVID-19, e për këtë arsye qëndroi 7 ditë në izolim në Skoci.

 

Po ashtu, edhe bashkëshortja e tij, Dukesha e Cornwall, doli negative me koronavirus. Zëdhënësi i princit tha: “Pas konsultës me mjekun e vet, princi i Uellsit tashmë ka dalë nga vetizolimi”, ndërsa shtoi se vetizolimi i Princit të Uellsit zgjati shtatë ditë dhe ishte në përputhje me udhëzimet e qeverisë dhe institucioneve shëndetësore.

 

Edhe mbretëresha Elizabeth, 93 vjeç, ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Vazhdo të lexosh

Reklamë