E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Princ Harry shkruan libër për jetën në mbretëri

Intervista me Oprah Winfrey nuk e nxorri dot gjithë dufin e princit Harry. Ai do të shkruajë një libër për jetën në mbretëri. Harry ia ka shitur të drejtën për botim, paraprakisht, Penguin Random House.

 

Dorëshkrimi do të dorëzohej në gusht për editim dhe botim, por teksa jeta e Harry-t dhe Meghan Markle vazhdon të sjellë situata e valë dramatike, afati mund të shtyhet deri në tetor.

 

Reklamë

Mediat e huaja kanë nisur nga humori dhe kanë krijuar kopertina libri. Një prej tyre është “Harry Plotter, i burgosuri i ëindsor”.Duka, 36 vjeç, tha në një deklaratë: “Unë po e shkruaj këtë jo si princi që kam lindur, por si njeriu që jam bërë.”

 

Ai shtoi: “Kam veshur shumë kapele gjatë viteve, si fjalë për fjalë dhe në mënyrë figurative, dhe shpresa ime është që në tregimin e historisë sime – ngritjet dhe uljet, gabimet, mësimet e marra – mund të ndihmojnë dikë pavarësisht se nga vijmë, ne kemi më shumë të përbashkëta sesa mendojmë.”/ Living

Vazhdo të lexosh

Reklamë