E diel, 8 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Princ Harry rrëfehet për vdekjen e Lady Dianas

Princi Harry ka filluar të zbulojë shumë detaje nga jeta e tij private.

Në ditët e fundit ai ka deklaruar se në pjesën më të madhe të jetës së tij nuk ka mundur të flasë hapur rreth vdekjes së nënës së tij, Princeshës Diana.

Kujtojmë se Harry ishte vetëm 11 vjeç kur humbi të ëmën, dhe kjo gjë nuk ishte aspak e lehtë!

“Është normale të vuash, edhe pse mund të flasësh. Kjo nuk ka të bëjë me të qenit ose jo i dobët. Të qenit i dobët lidhet me të pasurit një problem e mos ta njohësh, për të mos gjetur zgjidhjen më pas.” – shprehet Harry.

Reklamë

Më tej, shton:

“Nuk ka rëndësi nëse ti je pjesë e Familjes Mbretërore, je një ushtar, një yll i sportit, një shofer, një baba, një fëmijë… Ajo që duhet të kalosh çdo ditë, çdo muaj, çdo vit, eksperiencat që ke përjetuar, si për shembull humbja e një familjari, do duhet t’i përballosh si çdo njeri tjetër në këtë botë, s’ka diferencime.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë