Në një intervistë të ndjerë, dhënë gjatë xhirimit të dokumentarit Harry & Meghan: Një Udhëtim afrikan, Princi Harry tregoi sesi çdo blic kamerash që ai sheh i kujton nënën e tij të ndjerë Princeshën Diana. “Duke qenë pjesë e kësaj familje, me këtë titull, me këtë punë, çdo herë që shoh një aparat fotografik, çdo herë që dëgjoj një klik, çdo herë që verbohem nga një blic, kthehem në kohën kur nëna ime ndërroi jetë. Kështu që në këtë drejtim, media më kujton ngjarjen më të dhimbshme, lidhur me jetën e saj”
I emocionuar Harry shtoi: “Të jesh këtu tani, 22 vjet më vonë, duke u përpjekur për të përfunduar atë që ajo filloi, është jashtëzakonisht emocionuese. Gjithçka që bëj më kujton atë”.
Princeshë Diana u ‘përndoq’ nga shtypi gjatë gjithë jetës së saj dhe vdekja e saj në 1997 ndodhi kur makina me të cilën po udhëtonte u rrëzua në anën e një tuneli në Paris në përpjekje për t’i shpëtuar një turme fotografësh. Princ Harry edhe më herët ka deklaruar sesi mendja kalon kufijtë duke arritur në atë pikë sa ka trajtuar dhe i ka parë njerëzit e familjes mbretërore , nënën e tij, si qenie jo të vërteta njerëzore.
“Humba nënën time dhe tani unë shoh që gruaja ime po bie viktimë e të njëjtave forca të fuqishme, “,-shkroi ai në një letër të hapur duke njoftuar vendimin e tij për të ndërmarrë veprime ligjore kundër anëtarëve të korpusit të shtypit në Britani.
Princi Harry ka thënë se udhëtimi i tij në Afrikë është pjesë e përpjekjes së tij për të vazhduar punën që Princëshë Diana ka bërë . Me bashkëshorten e tij, Meghan Markle , princ Harry po përpiqet të bëjë të njëjtën gjë. Unaza e fejesës së Meghan përfshin diamante nga koleksioni personal i Dianës, dhe ajo shpesh vendos bizhuteri të nënës së Harryt në raste të rëndësishme. “Duke mos qenë në gjendje të takoj nënën e tij, është kaq e rëndësishme për mua të di që ajo është pjesë e jetës sonë.”
Në intervistën e tij me Tom Bradby, Harry u përgjigj se nuk ka gjetur paqe pas largimit të nënës së tij nga kjo botë, por ai boshllëk është një plagë që dhemb ende.
Harry ka qenë po aq i sinqertë në lidhje me vështirësitë e shëndetit mendor me të cilin u përball fill pas vdekjes së nënës së tij. “Mund të them me siguri se humbja e nënës sime kur unë isha 12 vjeç, dhe mbyllja e të gjitha emocioneve të mia për 20 vitet e fundit, ka pasur një efekt mjaft serioz jo vetëm në jetën time personale, por edhe në punën time”, tha ai në një intervistë në vitin 2017.
Vitin e shkuar, në një intervistë tjetër , ai pohoi se me të vërtetë ishte penduar që kurrë nuk kishte folur për të, por tani gjërat duket të jenë ndryshe./ TRING