“Primaret në PD”, kjo ishte tema e mbrëmjes së kësaj të enjteje në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.
I ftuar në studio Drejtuesi Politik për Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi, tha se lista e kandidatëve për Primaret është gjithëpërfshirëse, ku dallojnë emra të rinj, por edhe figura qendrore politike.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Në listën për Primaret nuk është se ka emra të rinj?
Këlliçi: Nuk është çështja vetëm emra ekzistues, janë emra prezent në aksionin politik të PD, duke nisur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, që është një qëndresë mbi 7 vite që bëhet, që dyshja Rama-Veliaj i ka bërë kryeqytetetit, për të vazhduar te antarët e Këshillit Bashkiak, të rinjtë që janë pjesë e listës. Po t’i marrim me radhë emrat ke risi ke dhe rikthime, ke fdhe figura qendrore. Tregon një përbërje ekipi. Që mos gaboj mbyllet me numrin rendor 80-të. Pra janë figura dhe lokale, dhe partiake dhe kombëtare. Ke gazetarë, studentë ekselentë.
Borakaj: Sa i përket këtyre nga Diaspora?
Këlliçi: Është edhe Andi Mustafaj, ëhstë edhe Etem Aga edhe ai nga Franca vjen, është familje shumë e njohur në Tiranë, biznesmen në Francë. Po t’i futemi listës mund tu jap një përshkrim, por të garantoj se ëhstë listë interesante.
Borakaj: Është dhe Oriela Nebiaj, është surprizë?
Këlliçi: Ditën e sotme kam parë që Oriela do të jetë bashkë me znonjën Çupi të dielën në Shtutgart, tregon se do të vijojë aktivitetin e saj politik.





