Kryeministri Edi Rama, njëherësh kreu i PS gjatë një takimi me kandidatët socialistë të qarkut të Fierit, ka ironizuar sërish kundërshtarin politik, koalicionin “Shqipëria Madhështore”.
Rama tha se Primaret e PD vetëm Primare nuk ishin. Sipas tij “kënga” e opozitës pas 12 majit do të jetë e zakonshmja që fituan por ua morën fitoren.
“Primaret? Ne nuk kemi bërë primare. Ata nuk janë primare por papare. Në këtë grup është bërë vlerësim si asnjëherë I atyre që vijnë nga kontributi drejtëpërdrejtë në parti dhe atyre që vijnë jashtë partisë e vijnë nga ana tjetë Ata që fituan i lanë jashtë. Kryetari i PD-së në Kavajë del i pari në qark dhe ata e lënë jashtë. Po të shikosh listën e kënetës ajo është listë për në opozitë. Është bërë për të qenë me një tufë qorrash e shurdhësh e kua kuashë në opozitë. As shohin as dëgjojnë vetëm recitojnë. Kua Kua! Është bërë gati për të qenë në opozitë e në 12 maj jo për të çliruar TikTok, se nuk ka çfarë çliron por për të thënë na i vodhën, fituam por na e morën. Etj etj, puna e tyre si gjithmonë. Pse duhet atëherë demokratët të hedhin votën kot? Për një grup që thjesht funksionon si grup interesi i ngushtë që është përgatitur për të qëndruar në opozitë”, tha Rama.
Më tej numri një i socialistëve u këkroi kandidatëve që ta vënë theksin tek integrimi, dhe PS si e vetmja forcë politike që mund ta fusë Shqipërinë në BE.
“Me TikTok ka ndodhur diçka që duhet marrë si shembull. Prindërit me bindje të ndryshme kanë harruar bindjet dhe 95% e tyre në këshillimin që bëmë për qasjen ndaj TikTok u dakordësuan që duhej mbyllur. Të gjitha të tjerat presin kjo nuk pret. Nuk mund ta humbim trenin. Ata vërtet duan politikisht që ne të bëhemi anëtarë të BE-së, por nuk do e bëjnë e s’kanë për ta bërë kurrë nëse nuk bëjmë detyrat. Imagjinoni sikur në 11 maj, mesazhi për ta të mos jetë i fortë e bindës, e me një mandat më të fortë. Nuk ka lidhje më pëlqen PS apo Edi Rama, por është shfrytëzimi I momentit, ne jemi në momentin e duhur dhe Shqipëria është në kohën e momentin e duhur dhe në 11 maj duhet të bëhet gjëja e duhur“, tha Rama.
Ndërsa shtoi se një tjetër arsye e fortë për të votuar PS-në është edhe se largojën Sali berishën përgjithmonë nga skena politike.
“Njerëzit nuk duhet të kenë diskutime. Pala tjetër, nuk kam parasysh kënetën, por popullin që këneta mban peng, jo vetëm që duhet të shkëputet nga këneta për Shqipërinë më 11 maj, por këtë rast bën dhe 1 rrugë e 2 punë. Nuk i jep kënetës shans të riciklohet përsëri, e ta mbajë peng sërish. Kjo është punë e tyre. Sa të rrinë në kenetë PS do të jetë në pushtet me mua në krye apo pa mua, në vite e në vite”, u shpreh Rama.





