Subscribe

Kryedemokrati Sali Berisha, votoi sot në primaret e PD-së.

 

Nga selia e PD, Berisha dha një mesazh për demokratët dhe qytetarët në tërësi.

 

Berisha tha se sot konkurrojnë mbi 200 kandidatë në 60 bashki të vendit, teksa 4 dhjetorin e cilëson si ditën më të rëndësishme në historinë e demokracisë së vendit.

 

Është një ditë e madhe për PD-në, është një burim drite për demokracinë shqiptare, kjo ditë në të cilën dhjetëra-mijëra anëtarë dhe simpatizantë të PD-së, votojnë për qytetarin e parë të bashkisë së tyre.

 

Ky është një zhvillim jashtëzakonisht i rëndësishëm, veçanërisht rëndësia e tij bëhet shumë herë më e madhe pasi vota e lirë ka në Shqipëri, një armik të egër të saj, një armik që përpunoi dhe zhvilloi të gjithë mekanizmat e plaçkitjes së saj, e grabitjes së saj, një armik që e përzuri përfundimisht votën nga partia e tij dhe shndërroi PS-në, e riktheu në origjinë, parti pa votë, parti e njishit, parti e mafias, parti potencialisht e terrorizmit, dhe të gjithë negativitetet që mund të ketë një komunitet që vepron si klub mafioz, si shpellë mafioze, dhe jo si komunitet i një bashkësie të lirë.

 

Edi Rama është i vetmi në Europë që ka përjashtuar votën e lirë nga partia e tij.

 

Në këtë kontekst, ky zhvillim është një rreze e fuqishme shprese për rivendosjen e saj në Shqipëri.

 

Demokratët, duke votuar sot të lirë, duke zgjedhur përfaqësuesit e tyre për qytetar të parë të bashkive të tyre, shumëfishojnë forcat, shumëfishojnë energjitë për t’u përballur me kalbësirën që kanë përpara dhe që quhet regjimi i Edi Ramës, për të përmbysur monizmin që sundon në Shqipëri dhe bazohet në drogën, krimin, vjedhjen e votës.

 

Ky moment, ky zhvillim pas krijimit të pluralizmit politik në Shqipëri, shënon aktin më madhor në historinë e PD-së, pranimin e pluralitetit në gjirin e kësaj partie, shënon hapjen më të madhe në tërësi historinë e një force politike shqiptare.

 

Sot konkurrojnë mbi 200 e ca kandidatë në 60 bashki të vendit.”, tha Berisha per gazetaret.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *