Rudina Hajdari do të jetë pjesë e Nismës në zgjedhjet e prillit.

 

Profesori Rezart Prifti deklaroi për emisionin “Quo Vadis” në “Vizion Plus” se secili anëtar i kësaj partie është i ndryshëm nga njëri-tjetri, por bashkohen në një pikë: situatën ku ndodhet sot Shqipëria.

 

Prifti tha se Nisma do të jetë një mundësi për qytetarët për të votuar ndryshe.

 

“Thurja ka konotacion të majtë. Rudina është e djathtë, unë gjithashtu. Ne kemi një bashkim jo natyral, por që na e justifikon konteksti shqiptar. Se ne po luftojmë me monstra, me banda atje dhe u detyruam të bashkohemi në këtë formë. Rudina është Rudina, Nisma Thurje është Nisma Thurje, unë jam alternative. Duke bërë këtë bashkimin, por krijojmë atë që quhet Nisma. Një lëvizje e gjeneratës së re për një mendësi ndryshe.”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *