E martë, 29 Shtator 2026 Film TV deri në 00:25 Në vijim ora 00:25: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Prifti bie aksidentalisht nga çatia e kishës në Korçë, dërgohet në spital

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar paraditen e sotme në lagjen nr. 14 të qytetit të Korçës, pranë varrezave të qytetit, ku ndodhet një kishë.

Dyshohet se shtetasi Kristaq Viso, 62 vjeç, që shërben si prift në këtë kishë, ka rënë aksidentalisht nga çatia ndërsa po punonte vetë për riparime.

Reklamë

Menjëherë pas ngjarjes, ai u transportua në spitalin rajonal të Korçës për ndihmë mjekësore. Burime nga spitali bëjnë me dije se 62-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të sqaruar plotësisht rrethanat e këtij rasti./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë