Lifestyle
Prezantuesja britanike gjendet e pajetë në banesën e saj

Prezantuesja britanike, Caroline Flack është gjetur e pajetë në banesën e saj në Londër.
Ajo duhej të paraqitej në Gjykatë më 4 mars, pasi i dashuri i saj Leëis Burton kishte ngritur një padi për sulm fizik.
Reklamë
Pak ditë më parë, 40-vjeçarja shkruante në një postim në “InstaStory” se shumë shpejt do të thynte heshtjen dhe do të fliste për problemet në jetën e saj private.
“Do të flas sot… jeta ime dhe e familjes time nuk është më për argëtim apo thashetheme”, shkruante Caroline.

Pas akuzave për ushtrim dhune, prezantuesja ishte tërhequr edhe nga “Love Island”.
Lajmin për vdekjen e saj e kanë konfirmuar edhe familjarët e saj për mediat britanike, por pa treguar shkakun.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




