Subscribe

Përfaqësuesja e larte e Bashkimit Europain Federica Mogherini dhe komisioneri per zgjerimin Johanes Hahn, prezantuan pak minuta me pare ne Strasburg, strategjinë e zgjerimit per vendet e Ballkanit Perëndimor.  Mogherini theksoi se kjo strategji ka nje qellim te qarte, inegrimin e vendeve te Ballkanit Perëndimor, por ne baze te meritave te gjithsecilit. Duke u ndalur te viti 2025, si afat per anëtarësimin e vendeve te rajonit, shefja e diplomacisë europiane nënvizoi se kjo nuk eshte nje date fikse, por nje perspektive realiste per te përmbushur te gjitha detyrimet, jo vetem nga vendet qe tashme jane ne proces negocimi. Te hapen shume shpejt edhe per vende te tjera. Ndërkaq, komisioneri Hahn u kujdes te theksonte se kjo eshte nje strategji e përbashkët per vendet e Ballkanit Perëndimor, çka sipas tij i jep mundesi qe te bashkëpunojnë me njeri-tjetrin. Ne fund, Hahn nenvizoi se BE nuk do te pranoje asnje shtet qe s’ka zgjidhur çështjet e hapura me vendet e tjera.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *