Subscribe

Federata Shqiptare e Futbollit prezantoi projektin per stadiumin e ri “Arena kombëtare” ne kryeqytet qe hyn ne nje faze te re për realizimin e një ëndrre te madhe. I pranishëm ne prezantimin e projektit ishte dhe kryeministri i vendit Edi Rama, i cili premtoi mbështetjen e qeverise per ndërtimin e këtij stadiumi modern qe do te prese jo vetëm ndeshjet e kombëtares,  por edhe finalet e kompeticioneve me te rëndësishme europiane. Rama deklaroi se FSHF nuk do te shpenzoje asnjë qindarke per ndërtimin e këtij stadiumi, pasi ky do te jete një partneritet publik – privat. Do te jete kompania private qe do te investoje 50 milionë euro. Kryeministri beri te ditur se ky stadium do te jete mjaft modern dhe do t’i ngjasoje atij te Juventusit. Presidenti i Federatës Shqiptare ka prezantuar edhe sloganin qe do te ketë kombëtarja e futbollit ne finalet e kampionatit europian France 2016 qe është “t’i Shqipëri me jep nder”.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *