Subscribe

Pas përfundimit te planit urbanistik te Tiranës se madhe, nis prezantimi i tij me publikun. Kryetari Erion Veliaj ka nisur dëgjesat nga Kombinati, zona e projektuar për nje nga 7 qendrat e reja te kryeqytetit. Sipas planit te arkitektit italian Stefano Boeri, Kombinati eshte projektuar si nje qytet brenda Tiranës. Kjo zone do te ketë gjithë infrastrukturën e nevojshme, rrugore, arsimore, shëndetësore, hapësirat çlodhëse, argëtuese e gjithçka tjetër i duhet nje qyteti. Ndërsa segmenti Kombinjat-Vaqarr do te jete zona me e re industriale e Tiranës. Erion Veliaj ftoi bizneset t’i bashkangjten kësaj zone duke u ofruar taksa me te ulëta. Gjate gjithë verës, plani urbanistik do te prezantohet ne te gjithë njësite administrative te Tiranës, me ndryshimet dhe risitë qe parashikon projekti. Ndërsa ne fund te shtatorit, ai do te kaloje për miratim. Plani i Tiranës se Madhe parashikon ndërtimin e 5 unazave lëvizëse, shtimin e gjelbërimit, orientimin e ndërtimeve kryesisht ne zonën e bulevardit te ri dhe krijimin e kryeqytetit me shume qendra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *