Subscribe

Jo gjithçka e realizuar në komunizëm është ndërtuar keq. Pallati i Kongreseve, Piramida, Galeria Kombëtare apo Muzeu Historik, janë vetëm disa nga ato ndërtesa që sot janë pjesë historisë së arkitekturës.

 

Për arkitektët, realizmi socialist kishte disa rregulla, njëlloj si modernizmi, por ajo që i bën këto ndërtesa joshëse është implikimi i politikës në to. Ky ishte edhe motivi pse Gjergji Islami dhe disa pedagogë të tjerë të arkitekturës prezantuan në Venecia ekspozitën “Nen presion”.

 

Por në nje metropol si Tirana, ku pranë Pallatit të Kongreseve, shquan një kullë të gjatë natyrshëm nuk janë të paktë ata që mendojnë se këto ndërtesa duhet t’i jepnin qytetit një tjetër pamje, ose së paku të mos lihen në harresë.

 

Mes institucioneve si Piramida, Muzeu, Pallati i Kongreseve që kanë nevojë për rikonstruksione, Gjergji Islami e vë theksin edhe tek stacionet e trenit.

 

E vërteta përtej presionit politik të asaj kohe është historia dhe jo çdo gje e diktaturës duhet pare me syrin e nje objekti qe duhet shembur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *