E premte, 9 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Prezantohet kreu i ri i AMP-së/ Balla: Florian Sulejmani ka eksperiencë pune 18 vjeçare, ka kaluar me sukses vettingun

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka bërë me dije se Florian Sulejmani është përzgjedhur kreu i ri i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

 

Reklamë

Balla u shpreh se, Florian Sulejmani ka një eksperiencë pune të gjatë 18 vjeçare dhe ka kaluar me sukses procesin e vlerësimit kalimtar, si kusht i domosdoshëm për këtë pozicion drejtues dhe ka eksperiencë dhe njohuri të gjera mbi procesin e vetting-ut të Policisë.

 

Reklamë

“Duke kaluar te prezantimi i Drejtorit të ri, jam i kënaqur që për herë të parë, e pavarësisht se kjo procedurë nuk ishte e parashikuar në ligj, ne hapëm një procedurë konkurrimi publike për përzgjedhjen e  kandidatit më të mirë.

 

Z. Sulejmani ka një eksperiencë pune të gjatë 18 vjeçare.

 

Ka kaluar me sukses procesin e vlerësimit kalimtar, si kusht i domosdoshëm për këtë pozicion drejtues dhe ka eksperiencë dhe njohuri të gjera mbi procesin e vetting-ut të Policisë”, tha Balla.

Vazhdo të lexosh

Reklamë