Subscribe

Socialistet janë rikthyer ne hollin e Pallatit te Kongreseve, këtë here për te nisur procesin e hapjes se Forumit Rinor Socialist, aktivitet ku nuk mungoi jehona e përplasjes Blushi-Rama një dite me pare. Por vete kryeministri Rama preferoi te shmange çdo referim për Kongresin e se shtunës, duke u përqendruar tek projekti i ri për Forumin Rinor. Ky projekt qe mban emrin “FRESSH Voice” nëpërmjet nje jurie me 4 anëtare, do te zgjedhe ne te gjithë Shqipërinë, liderët e rinj. Tashme qe nëse do te ketë gare apo jo për kreun e PS, do ta vendosin socialistet ne Referendumin e 9 prillit, Rama i ka kërkuar jurisë qe te japë mendimin e saj për Ramen si lider. Juria e përbëre nga ish-kryeministri Majko, ish-kryetarja e FRESSSH Spiropali, botuesja Arlinda Duda dhe aktori i humorit Gazmend Paja, do te vizitoje çdo qytet te Shqipërisë, per te përzgjedhur liderët e rinj te forumit. Për kete qellim është hapur edhe një faqe fresshvoice.al nëpërmjet se cilës, çdo i ri mund te aplikoje për t’u bere pjese e kësaj gare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *