E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 1 orë më parë
Video · Ekonomi

Prezantohet buxheti 2020, synohet të hapen 35 mijë vende pune

Pas rishikimit në rënie që i bëri rritjes ekonomike për këtë vit, qeveria parashikon se vitin tjetër ekonomia do të zgjerohet me 4.1%.

 

Anila Denaj teksa prezantoi buxhetin në konferencën e kryetarëve u shpreh optimiste për arritjen e këtij objektivi, pavarësisht ecurisë jo të mirë të të ardhurave për këtë vit. Paralelisht me këtë fakt qeveria parashikon se do të hapë 35 mijë vende të reja pune.

 

Reklamë

Sa i përket paketës fiskale, ministrja e vuri theksin tek procesi i ri i fiskalizmit i cili për vitin që vjen do të ndikojë pozitivisht në rënien e informalitetit.

 

Shpenzimet totale të buxhetit për vitin që vjen arrijnë në 532 miliardë lekë, ku fokusin më të madh të  investimeve do ta kenë arsimi, shëndetësia, bujqësia dhe infrastruktura.

Më shumë video

Reklamë