E premte, 6 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 37 minuta më parë
Vendi

Prezantohen uniformat e reja të policisë

Ministria e Brendshme prezantoi uniformen e re te policisë se shtetit. Sipas ministrit Saimir Tahiri tashme çdo efektiv, do të ketë uniforma të ndryshme për detyrat që kryen. Kështu uniformat ndahen në tre ngjyra. Efektivët e policisë së rendit do të përfaqësohen nga ngjyra blu, ata Shqiponja me të kuqe dhe të rrugores me ngjyrë të verdhë. Nga ana tjetër, për herë të parë uniformat e terrenit ndahen nga ato të zyrave. Në krijimin e uniformave të reja, Ministri i Brendshëm tha se ruhen të gjithë elementët kombëtarë të cilat përfaqësohen me shqiponjën si dhe përkrenaren e Skënderbeut. Rishikim në dizajn kanë dhe gradat të cilat janë përshtatur me elementët kombëtarë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë