Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
28 July 2026
Vizion fokus

“Dhunë e egër ndaj qytetarëve”, Berisha: Çdo kërkesë e...

Trump: Bisedime të mira me Iranin, presidenti amerikan optimist...

Presidenti Begaj pret ministrin e Jashtëm të Kroacisë, fokusi...

Karakaçi inspekton punimet e bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike...

Japonia tronditet nga një tërmet i fuqishëm, 50 të...

Thriller në Francë, trupat e pajetë të pesë foshnjave...

Nafta mbi 200 lekë/litër, a do të rikthehet Bordi...

Malaj: Rritja ekonomike e Shqipërisë më e lartë se...

Skena tmerri për turistët në Positano, dallgët e fuqishme...

Sulm me armë pranë Konsullatës amerikane në Toronto, për...

Prezantohej si zyrtar i shtetit dhe mashtroi mbi 35 biznese, në pranga 26-vjeçari nga Saranda

28 Mars 13:03

Një 26-vjeçar nga Saranda është arrestuar nga policia pasi kishte mashtruar mbi 35 biznese duke u prezantuar si zyrtar i shtetit. I riu i identifikuar si Luçiano Mahilaj u kap në flagrancë duke marrë një shumë prej 56 000 lekë të reja nga një person në Sarandë.

Mahilaj u prezantohej biznesmenëve në qytete të ndryshme si punonjës i IKMT-së, AKU-së, Tatim-Taksave etj, ku për çdo rast përfitonte shuma nga 200 deri në 600 euro.

NJOFTIMI:

Si rezultat i një hetimi të kryer me metoda proaktive, në koordinim me Prokurorinë e Gjirokastrës, për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të një shtetasi i cili mashtronte bizneset dhe subjektet tregtare duke u paraqitur si punonjës i IKMT-së, AKU-së, Tatim-Taksave etj., specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Sektorin Operacional të DVP Gjirokastër dhe me Komisariatin e Policisë Sarandë, finalizuan operacionin e koduar “The End”.

Gjatë këtij operacioni, u kap në flagrancë, në qytetin e Sarandës, duke marrë nëpërmjet mashtrimit një shumë prej 56 000 lekë të reja nga një shtetas, dhe u vu në pranga shtetasi L. M., 26 vjeç, banues në Sarandë.

Nga hetimet e kryera është dokumentuar se shtetasi L. M., ka mashtruar, me qëllim përvetësimin e shumave të parave, 35 biznese dhe subjekte tregtare në qytete të ndryshme si në Gjirokastër, Tepelenë, Përmet, Vlorë, Himarë, Orikum, Fier, Berat etj, ku për çdo rast përfitonte shuma nga 200 deri në 600 euro.

Vijon hetimi me qëllim dokumentimin ligjor të kësaj veprimtarie.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër falënderon drejtuesit e IKMT-së dhe qytetarët për bashkëpunimin dhe denoncimin e këtij rasti të mashtrimit, që çoi në dokumentimin e të gjitha rasteve dhe arrestimin në flagrancë të këtij shtetasi, si dhe i inkurajon qytetarët të vijojnë të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë, me garancinë e një reagimi të shpejtë, të paanshëm dhe në përputhje me ligjin.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Kronike Vendi
Tagged:
Gjirokastër IKMT Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

“Dhunë e egër ndaj qytetarëve”, Berisha: Çdo kërkesë e protestuesve është legjitime

më shumë...

Ndëshkim për zhurmat në bregdet, Lamallari në Lezhë: Plotësojmë kërkesat e pushuesve

më shumë...

Aksident në unazën e Patosit, gruaja dhe dy fëmijët dërgohen në spital

më shumë...

SPAK kontrolle dhe sekuestrime në Bashkinë e Tiranës

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

3:04

“Dhunë e egër ndaj qytetarëve”, Berisha: Çdo...

2:56

Ndëshkim për zhurmat në bregdet, Lamallari në...

2:49

Aksident në unazën e Patosit, gruaja dhe...

2:48

SPAK kontrolle dhe sekuestrime në Bashkinë e...

2:46

Rreziku nga hepatitet virale, mjekët: Nëse nuk...

2:36

Trump: Bisedime të mira me Iranin, presidenti...

2:22

Presidenti Begaj pret ministrin e Jashtëm të...

2:00

Karakaçi inspekton punimet e bypass-it të Tiranës:...

1:59

“Një person zbriti nga makina, pastaj kërciti...

1:48

Vetëdorëzohet në polici i kërkuari nga SPAK,...

1:37

Japonia tronditet nga një tërmet i fuqishëm,...

1:29

EMRI/ Arrestohet në Lushnjë një 48-vjeçar i...

1:29

Nuk çlirohen pronat e Malltezit, Gjykata e...

12:48

Siguria në fokus të takimeve të Haxhiut...

12:42

Thriller në Francë, trupat e pajetë të...

12:26

Pas protestës për mungesën e ujit në...

11:56

Nafta mbi 200 lekë/litër, a do të...

11:53

E vranë dhe i hodhën trupin në...

11:46

EMRI/ Tentoi të rrëmbente vajzën nga Nepali,...

11:35

Malaj: Rritja ekonomike e Shqipërisë më e...

Më të klikuarat

  • Përgatituni për ndryshime të momentit të fundit! Horoskopi j...
  • EMRI/ I dënuar për vrasje, ndërron jetë 52-vjeçari në burgun...
  • “Hajduti i pulave”, Rama ndan videon e VIZION PLUS: Shehaj n...
  • “Një person zbriti nga makina, pastaj kërciti armaR...
  • Ministrja Sala: Heqim kufizimin moshor për Check-Up, linjë k...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.