E enjte, 12 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Prezantimi i ekipit “Ursula”, më shumë gra komisionere në BE

Pas dy javësh konsultime me përfaqësuesit e vendeve antare të unionit, Ursula Von Der Lyen ka bërë të ditur listën e komisionerëve të cilët fillimisht duhet të marrin miratimin nga Këshilli i Bashkimit Evropian. I ashtquajturi ekipi “Ursula” do të ketë më shumë gra se kurrë më parë: katërmbëdhjetë nga komisioneret do te jene burra, ndersa 13 gra.

Presidentja e zgjedhur e komisionit europian pritet të njoftojë edhe shpërndarjen e portofoleve si dhe mënyrën se si ajo synon të organizojë punën e Komisionit Europian.

Emri i eurodeputetes kroate, Dubravka Suica është më i përfoluri për postin e komisionerit të zgjerimit.

Por ende nuk janë bërë zyrtare nominimet të cilat do ti dorëzohen parlamentit europian për votim. Pasi Parlamenti të japë pëlqimin e tij, Këshilli Europian emëron zyrtarisht Komisionin .

Reklamë

Britania e Madhe për shkak të Brexit nuk ka dërguar emra në Bruksel ndersa Gjermania përfaqësohet përmes presidentes së KE.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë