E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Preu dru në pyll, procedohet penalisht autori e specialisti në Bashkinë e Pogradecit

Policia e Pogradecit ka proceduar penalisht dy shtetas për prerje të paligjshme të pyjeve.

 

Shtetasit e proceduar janë me inicialet E.B., nga fshati Çezmë e Vogël  dhe A.M., nga fshati Trebinjë me detyrë specialist i mbrojtjes së pyjeve në Pogradec.

 

Reklamë

Sipas policisë, ditën e premte, shtetasi E.B, është kapur në pyllin e fshatit Zëmçë, duke prerë dru pa lejen përkatëse.

 

Kurse shtetasi A.M, sipas policisë, dyshohet të ketë shpërdoruar detyrën pasi nuk ka marrë masat e duhura, edhe pse ka patur dijeni për rastin.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë