E shtunë, 14 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Preu dorën që të fitonte 400 mijë euro siguracion, arrestohet vajza

Policia në Slloveni ka akuzuar një vajzë pasi në bashkëpunim me familjarët e saj ka prerë dorën me qëllim që të përfitonte siguracionin.

 

21-vjeçarja, identiteti të cilës nuk bëhet I ditur, si dhe një I afërm I saj, sipas BBC, janë arrestuar dhe rrezikojnë deri në tetë vite burg nëse akuzat konfirmohen.

 

Reklamë

Sipas policisë sllovene, vajza pretendohet se ka fituar rreth 400,000 euro kompesim nga kompania e sigurimeve si dhe një pagë mujore prej rreth 3000 eurosh.

 

Fillimisht u arrestuan katër anëtarë të familjes në fillim të këtij viti, dy prej të cilëve u liruan më pas.

 

Policia thotë se ngjarja është regjistruar në shtëpinë e familjes sllovenase në kryeqytetin e Lubjanës, ku vajza me ndihmën e familjarëve preu dorën me sharrë.

 

Menjëherë pas ngjarjes, të afërmit e çuan 21-vjeçaren në spital, duke thënë se ajo ishte palgosur teksa po sharronte degët e pemëve.

 

Zyrtarët thonë se familjarët e vajzës e lanë dorën e shkëputur në vend për të treguar që ngajrja kishte ndodhur në moment. Detaj që bëri që autoritetet menjëherë pasi gjetën dorën e prerë te nxitonin për ta qepur sërish atë.

 

Por pavarësisht se u mendua se ishte aksident, hetimet e autoriteteve nxorrën në pah krejt të kundërtën.

Vazhdo të lexosh

Reklamë