E enjte, 12 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

“Prespa” trondit Greqinë, dorëhiqet ministri Kotzias

Marrëveshja e Prespës ka tronditur qeverinë Greke.

 

Përplasjet brenda këshillit të ministrave në Greqi lidhur me marrëveshjen me Maqedoninë për cështjen e emrit kanë “ngrënë kokën” e parë.

 

Reklamë

Ministri i Jashtëm, Kotzias i paraqiti dorëheqjen kryeministrit Tsipras mesditën e kësaj të mërkurë. Shkak I këtij vendimi ishte përplasja e fortë që kreu I diplomacisë greke pati me ministrin e mbrojtjes Kamenos, të martën gjatë mbledhjes së qeverisë.

 

Kamenos kishte akuzuar Kotzias se ishte nxituar me Marrëveshjen e Prespës për emrin e Maqedonisë dhe se kjo gjë duhet të ishte diskutuar pas zgjedhjeve.

 

Tashmë pritet vendimi i kryeministrit Tsipras nëse do të pranojë apo doreheqjen e Kotzias I cili përvec marrëveshjes se Prespës është arkitekt edhe I diskutimit që vijon për bisedimet Greqi-Shqipëri për disa cështje.

Më shumë video

Reklamë