Kryeministri Edi Rama i rikthehet kërkimeve për naftë dhe gaz që po kryhen në malin e Shpiragut në Berat “Shell”. Në takimin me dhomat e biznesit, ai tha se vitin e ardhshëm kompania ndërkombëtare e naftës dhe gazit do të dalë me një rezultat përfundimtar mbi sasinë, cilësinë dhe mundësinë për të hedhur në treg naftën dhe gazin nga nëntoka e Beratit.
EDI RAMA
KRYEMINISTER I SHQIPERISE
Viti i ardhshëm do na sjellin lajmin që nafta dhe gazi të zbuluar në Shpirag janë komerciale, atëhere pastaj do flasim për një tjetër Shqipëri, për një tjetër fuqi ekonomike në këtë rajon.
Sasia e naftës dhe e gazit, e konsiderueshme është gjetur, cilësia e naftës është cilësia më e lartë botërisht, është naftë super e lehtë, problemi është tek komercializimi i saj, sepse është thellë.
Pas kësaj tha Edi Rama do të vendoset nëse do të shkohet drejt ndërtimit të rafinerisë.
EDI RAMA
KRYEMINISTER I SHQIPERISE
Zgjidhja që ne po kërkojmë është ndërtimi i një rafinerie të re. S’është problemi tek ndërtimi, por problemi është tek nafta. Ku do e gjejmë naftën që do përpunojë rafineria. Dhe të gjesh naftën që do përpunojë rafineria është gjeopolitik.
Me vëmendjen te energjia, kryeministri shprehu angazhimin e Shqipërisë së 2030-ës. Një vend i pavarur nga krizat botërore të energjisë elektrike.
EDI RAMA
KRYEMINISTER I SHQIPERISE
Vetëm me hidron ne nuk ja dalim dot. Edhe vetëm me Skavicën nuk ja dalim dot. Për këtë arsye po investojmë me energjinë diellore, për këtë arsye kemi hapur edhe ankandin e parë të erës, kemi sjellë dhe sot janë në brigjet e Vlorës barxhet për prodhimin e energjisë, edhe po ecim me projektin e gazit të lëngshëm.
Në takimin me dhomat e biznesit, ata i kritikoi për raporte jo profesionale dhe arbitrare të klimës së biznesit në vend. Sipas kryeministrit ato nuk pasqyrojnë zhvillimet e mira ne vend dhe u kërkoi bashkëpunimin në funksion të transparencës.





