Parlamenti Europian mban një rol të rëndësishëm në funksion të procesit të zgjerimit të BE-së. Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, në një mesazh gjatë ceremonisë së lançimit të grupit të miqësisë në Parlamentin Evropian “Miqtë e Shqipërisë” u shpreh se pritshmëria për çeljen e negociatave për anëtarësim janë të mëdha.
“Grupi i miqësisë” do të shërbejë si një mes Parlamentit Evropian dhe Shqipërisë, më qëllim rritjen e mbështetjes për avancimin në procesin e integrimit, duke mundësuar krijimin e lidhjeve më të forta dhe një dialogu konstruktiv brenda Parlamentit Evropian. Në takim, europarlamentarët vlerësuan politikën konstruktive të Shqipërisë në rajon, angazhimin e Shqipërisë dhe progresin e qëndrueshëm në zbatimin e pesë prioriteteve kyçe për hapjen e bisedimeve për anëtarësim.
“Presim çeljen e negociatave”
Subscribe





