E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:35 Në vijim ora 01:35: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Presidentja kroate në Tiranë, pritet nga Meta

Presidentja e Republikës së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç, mbërrin në Tiranë ku është pritur me një ceremoni shtetërore në Presidencë nga Ilir Meta.

 

Ndërkohë gjatë vizitës së saj Presidentja e Kroacisë do të pritet në takime të veçanta nga Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe do të mbajë një fjalë përshëndetëse para deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë.

 

Reklamë

Gjithashtu Presidentja e Kroacisë gjatë qëndrimit në Tiranë do të takohet edhe me Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe me Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

 

Gjithashtu ajo do të vizitojë qytetin e Durrësit, portin e tij ku edhe do te lançohet projekti kroat për mbrojtjen e mjedisit, atë të Beratit si dhe qytetin e kalanë e Krujës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë